Soreca shpërndan mesazhin e kishës katolike: Votoni për të mirën e përbashkët

exit.al 15 Prill 2021, 20:53

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca shpërndau të enjten mesazhin e Ipeshkëvit Dom Gjergj Meta në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai i kërkoi shqiptarëve të mos shesin votën dhe i bën thirrje institucioneve për mbarëvajtjen e një procesi të rregullt zgjedhor.

Përmes një mesazhi në Tëitter, Soreca tha se shpreson se më 25 Prill të gjithë do të ushtrojnë detyrën e votës për të mirën e përbashkët.

“Është shpresa jonë që më 25 Prill të gjithë të ushtrojnë të drejtën dhe detyrën e tyre për të votuar duke pasur parasysh të mirën e përbashkët, e cila është gjithashtu qëllimi i çdo aktiviteti politik”, deklaroi Soreca në Twitter.