“Shpresa ime sinqertë është që reforma në drejtësi nuk do të preket nga fushata zgjedhore. Sepse për shqiptarët ajo nuk është një çështje ndarëse. 80% e shqiptarëve, sipas sondazhit të fundit të Delegacionit tonë, janë në favor të reformës në drejtësi. Ndaj, është shumë e rëndësishme sipas mendimit tim që fokusi të mbetet te bërja më efikase e reformës në drejtësi, më përmbushëse.”
Në lidhje me ndihmën e BE-së, për të cilën kryeministri Edi Rama ka shfaqur pakënaqësi, Soreca u shpreh se BE ka qënë gjithmonë pranë Shqipërisë. Ai tha se në 1 prill vendi do të marrë 90 milionë euro për rimëkëmbjen nga pandemia. “Transhi i dytë i 90 milionë eurove do të jepet në verë, brenda një periudhe kohore të shpejtë, duke pasur parasysh shumën për të cilën po flasim”, vijoi ai. Ambasadori deklaroi se brenda BE-së ka vështirësi për shkak të pandemisë, por kjo nuk e ka ndalur BE-në për të vijuar ndihmat për vendin. Ai njoftoi se:“Transhi i parë i vaksinave të Covax-it i sponsorizuar nga BE-ja do të mbërrijë në Shqipëri në fund të muajit. Ditët e ardhshme do të nënshkruajmë një grant për 11 milionë euro që Bashkimi Evropian do ta vërë në dispozicion të Shqipërisë për të blerë vaksina dhe pajisje për të përfunduar planin e vaksinimit.”
Shpërndaje te miqtë
