6 viktima dhe mbi 592 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

exit.al 6 Mars 2021, 15:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se Kosova ka regjistruar të mërkurën numrin 592 raste pozitive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, gjashtë pacientë me Covid kanë humbur jetën:  Prishtinë 2 raste, Istog 1 rast, Prizren 1 rast, Podujevë 1 rast, Rahovec 1 rast.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 72.500.

Në total, 1.640 pacientë në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 61.685 janë shëruar – prej tyre 291 në 24 orët e fundit.

Aktualisht janë  9.175 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK-ja  u rekomandoi qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja të domosdoshme.

Shpërndaje te miqtë