Socialistët riparojnë zyrën e dëmtuar nga protestuesit në Shkodër

exit.al 13 Dhjetor 2020, 22:56

Partia Socialiste  ka riparuar brenda një dite zyrën e dëmtuar nga protestuesit në Shkodër ditën e shtunë.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Ilir Beqaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shkruar se “përpos vështirësive ekonomike të krijuara nga ngërçi i ekonomisë prej pandemisë, ndjesia e zjarrvënies në mes të qytetit e rëndëon psikozën individuale dhe kolektive”.

Numri dy i Partisë Socialiste taulant Balla akuzoi të shtunën Bashën, Metën dhe Kryemadhin për dhunën e ushtruar ndaj selisë së PS.

Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka kallëzuar penalisht Policinë e Shtetit, pasi sipas saj ata nuk kanë reaguar ndaj dhunës edhe pasi ajo i ka telefonuar. 

Ndërkohë Policia e Shkodrës ka kallëzuar penalisht 48 persona, mes tyre edhe kryebashkiaken Ademi.

Shpërndaje te miqtë