Rritje e fondin për kulturën në nivel kombëtar i cili nuk e kalon pragun e 0/5% të buxhetit të Shtetit dhe është më i ulti në rajon.
Rishikimi i ligji për artin dhe kulturën, i cili ka boshllëqe ligjore dhe praktike.
Të rikthehet në funksionim “Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës (QKAK)” si një instrument i cili do të shkëpuste krijimtarinë e lirë nga vendimarrja politike.
Ngritja e strukturave që sigurojnë përfshirjen aktive të komunitetit artistik në përcaktimin e prioriteve
Transperencë në nivel vendor dhe qendror për fondet e artit
Të krijohen lehtësira për artistët në mënyrë që të reduktohet varësia e kulturës së pavarur nga fondet shtetërore.
Në fund organizatat kulturore shprehen se “nxisim dhe inkurajojmë këtë proces, si dhe urojmë që në krye të Ministrisë së Kulturës të zgjidhet një drejtues dhe ekip me vizionin e duhur për të përmbushur me sukses qëllimet insitucionale, për t’i kthyer këtij institucioni dhe kulturës dinjitetin e munguar dhe shumë dëshiruar”. Skena e Pavarur Kulturore (SPK) është krijuar më 4 Maj 2013. Qëllimi kryesor i saj është ndërtimi i një skene kulturore të pavarur dhe të qendrueshme. Shpërndaje te miqtë
