Skandali i përgjimeve - PD kërkon ngritjen e një komisioni hetimor

exit.al 11 Korrik 2016, 16:56

Partia Demokratike kërkoi sot  hetimin e skandalit të përgjimeve nga Kuvendi.

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka dorëzoi në Kuvend, një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor, i cili do të hetojë  përdorimin e pajisjes përgjuese IMSI-Catcher nga policia.

Zoti Noka, në një deklaratë për shtyp, tha se përdorimi i kësaj paisje ka cënuar sigurinë kombëtare. Ai e vlerësoi si të nevojshëm ngritjen e këtij komisioni pasi Kryeministri Rama po ushtron presion ndaj sistemit të drejtësisë për ta mbyllur çështjen sa më parë.

 

Shpërndaje te miqtë