Siri, qëllohet helikopteri rus, dyshohet për 4 viktima

exit.al 1 Gusht 2016, 12:46

Një helikopter ushtarak rus është qëlluar nga rebelët sirianë në provincën Idlib, në veri të Sirisë. Zyrtarët rus njoftojnë se helikopteri i tipit Mi-8 ka pasur pesë persona në bord. Sipas burimeve ende të pakonfirmuara, katër prej tyre kanë vdekur.

Helikopteri po kthehej nga dërgimi i ndihmave humanitare në qytetin e Aleppos.

Nuk dihet ende se cili grup rebel qëlloi helikopterin. Në provincën e Idlibit dominon një aleancë e disa grupeve rebele, përfshirë dhe disa grupe xhihadiste.

Shpërndaje te miqtë