- Tiranë 6 persona;
- Krujë 2 persona;
- Fier 1 person;
- Pukë 1 person;
- Tropojë 1 person.
Mes të infektuarve në Tiranë është dhe Mirela Cami, Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Pacientët e tjerë janë kontakte të rasteve të mëparshëm me Covid-19. Në Krujë, të dy pacientët e rinj janë familjarë të pacientit 70-vjeçar që u njoftua dje nga ISHP si personi i parë në qytet me koronavirus. 70-vjeçari po kurohet në spitalin Infektiv, ndërsa dy pjestarët e familjes janë të izoluar në shtëpitë e tyre. Në Pukë, e infektuara e re është vajza e çiftit të prekur nga koronavirusi. Ndërkohë 7 mjekë dhe infermierë që kanë pasur kontakte me kryefamiljarin. Ai dyshohet se është i pari i prekur në Pukë dhe më pas ia ka transmetuar atë gruas dhe vajzës. Ai ka qëndruar disa ditë në spital përpara se të bënte testimin për Covid-19, duke vënë kështu në rrezik dhe stafin mjekësor të spitalit. Në Fier e Tropojë, dy të infektuarit janë persona kontakti me pacientët e mëparshëm, duke bërë që deri më tani të mos ketë vatër të re infeksioni. Deri tani, në 16 nga 61 bashki ne vend ka pacientë të prekur me koronavirus. Shpërndaje te miqtë
