- 4 molle Golden (fuxhi); - 100g gjalpë ( fshati) për brumin; - 20g gjalpë ( fshati) për mollët; - 6 lugë gjelle sheqer; - 2 lugë gjelle bajame e grirë, (zëvendës arrë kokosi); - 6 lugë miell; - 2 lugë gjelle rrush të thatë.
Ngrohim furrën fillimisht në 250 gradë. Mollët, pasi i qërojmë dhe u heqim zemrën i presim, në mënyrë të çrregullt dhe i vendosim si bazë në një enë qelqi (që vendoset në furrë). Iu hedhim përsipër 2-3 lugë sheqer dhe copëza të vogla gjalpi të shpërndara në gjithë sipërfaqen. Shtojmë gjithashtu edhe rrushin e thatë. Tani përgatisim brumin: Në një enë përziejmë miellin, sheqerin, bajamet e grira dhe gjalpin në copa te vogla dhe duke i punuar me dorë formojmë një masë kokrizore që duke e shtypur me dorë merr formë. I mbulojmë mollët me këtë lloj brumi të kokrrizuar dhe e vëmë në furrë në 220 gradë. JaMystic këshillon: Kjo ëmbëlsirë mund të bëhet edhe me fruta të tjera . Mund ta konsumoni të shoqëruar me akullore ose krem chantilly.
