Si do të funksionojë certifikata e Covid-19 në BE?

exit.al 11 Maj 2021, 20:54

Qeveritë e Bashkimit Evropian diskutuan se si do të funksionojë një çertifikatë e Covid-19, e cial do të mundësojë hapjen e vendeve për turizëm. Pas diskutimeve, Reuters lajmëroi se Parlamenti Evropian ka vendosur se:

Certifikata e Covid-19 do të shpërndahet falas nga autoritetet shëndetësore në vendet e BE për njerëzit e vaksinuar, ose ata me test negativ të Covid-19, ose për ata që janë shëruar.

Askush nuk do të jetë i detyruar të përdorë certifikatën e BE-së.

Certifikata mund të jetë një letër ose një dokument dixhital, me një kod që mbart të dhëna për personat.

Ndërsa vendet e BE-së duhet të ende të vendosin, nëse:

Testet e shpejta, por më pak të sakta, të  Covid-19 mund të përfshihen në certifikatë.

Të gjitha vaksinat mund të merren parasysh për certifikatën, ose vetëm ato të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.