30 palestinezë të vrarë nga bombardimet e Izraelit në Gaza

exit.al 11 Maj 2021, 20:00

28 palestinezë, duke përfshirë 10 fëmijë dhe dy izraelitë u vranë nga sulmet 3 ditore të Izraelit në rripin e Gazës. Pavarësisht kësaj, kryeministri izraelit u shpreh se sulemt nuk do të pushojnë. "U vendos që edhe fuqia e sulmeve dhe frekuenca e sulmeve do të rritet," njoftoi Netanyahu, sipas Reuters.

Izraeli bombardoi edhe ndërtesat e larta në Gaza, ndërsa familjet kaluan natën duke u mbështetur në bodrume.

Të martën në mbrëmje, një kullë 13-katëshe me apartamente dhe zyrat e zyrtarëve nga Hamas, grupi islamik brenda Gazës, u godit nga një sulm ajror izraelit dhe u shemb. Fatmirësisht banorët ishin larguar nga banesat.

Si përgjigje, zyrtarët ushtarak të lartë të Hamasit u shprehën se kishin qëlluar 130 raketa drejt Tel Aviv.

Sulmet filluan të hënën në mbrëmje, kur pas javësh dhune të ashpër në Jeruzalem, Hamasi lëshoi ​​një breshëri raketash drejt qytetit të shenjtë, që besohet se ishte hera e parë që kishte në shënjestër Jeruzalemin në më shumë se shtatë vjet.