Shteti Oregon në SHBA dërgon 1,500 ushtarë për të ndihmuar spitalet nga Delta

exit.al 14 Gusht 2021, 10:00

Guvernatorja e shtetit të Oregonit në SHBA Kate Brown (D) ka vendosur dërgimin e 1.500 trupave të Gardës Kombëtare për të mbështetur spitalet në përballimin e te shtruarve të infektuar me mutacionin Delta.

733 pacientë aktualisht janë shtruar në spital me raste të rënda, përfshirë 185 në kujdes intensiv, tha Brown për median amerikane.

Departamenti i shëndetësisë i shtetit po kërkon të sigurojë ndihma shtesë, dhe Brown ka kërkuar mbështetje dhe financim nga FEMA.

SHBA-të po përballen me një valë të re të të infektuarve me mutacionin Delta.