Meta përshendet 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

exit.al 13 Gusht 2021, 15:15

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur 20 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit. Në një postim në Facebook, të premten, Meta I bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë active në shtetformim dhe në jetën politike të vendit.

.

"Respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të tyre, sipas standardeve më të avancuara europiane, është thelbësor ndaj e nxis një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të shqiptarëve, si faktor shtetformues, në jetën sociale, administrative e politike të Maqedonisë së Veriut”.

Maqedonia e Veriut organizoi një aktiviett për 20 vjetorin e marërveshjes së Ohrit. Të pranishmit në aktivitet, presidenti Pendarovski, kryeministri Zaev dhe kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi e vlerësuan marërveshjen njësoj të rëndësishme me kushtetutën e vendit.