Shtetet ku së fundmi ka patur shpërthime të fruthit kanë më pak pasoja nga koronavirusi

exit.al 3 Korrik 2020, 21:23

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se shtetet ku së fundmi ka patur shpërthime të fruthit kanë më pak pasoja nga koronavirusi.

Jeff Gold president i Organizatës Botërore ka deklaruar se “ekziston një lidhje e qartë midis vaksinimit të fruthit, shytave dhe rubeolës dhe popullatës që kanë imunitet më të madh nga COVID-19".

Një studim i Universitetit të Kembrixhit zbuloi më pas se ishte pjesa e ilaçit që shërbote rubeolën ajo që e bënte efektive vaksinën duke rritur imunitetin.

Zëri i Amerikës raporton se hulumtuesit sugjerojnë bërjen e studimeve të zgjeruara për të vlerësuar efektin e vaksinës kundër fruthit, shytave dhe rubeolës ndaj koronavirusit.

Nëse teoria vërtetohet, vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës mund të mbrojë qytetarët deri në gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit.

Shpërndaje te miqtë