Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Turizmit lënë 70 turistë në det

exit.al 3 Korrik 2020, 19:31

Dy urdhëra të ndryshëm nga dy ministri shqiptare i kanë sjellë probleme 70 turistëve të huaj të cilët ishin nisur me anije drejt gjirit të Vlorës dhe ishullit të Sazanit.

Ministria e Mbrojtjes nuk ka lejuar hyrjen e anijes në ishullin e Sazanit, ndërkohë që Ministria e Turizmit ka urdhëruar hapjen e këtij destinacioni për të gjithë vizitoret.

Kjo është hera e tretë që anija niset dhe nuk lejohet të ndalojë në ishullin e Sazanit.

Shpërndaje te miqtë