Shtatë punonjës të Urgjencës Pukë, negativ me COVID-19

exit.al 29 Mars 2020, 09:35

Shtatë punonjës të Urgjencës në Pukë rezultuan negativ me koronavirus. Lajmin e dha Bashkia Pukë në një postim në Facebook ku shkruan:

Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19. Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmoi në mëngjes, se dy mjekë të spitalit Shefqet Ndroqi të prekur nga COVID-19, u shëruan.