Operohet me sukses një e sëmurë me koronavirus, në Sanatorium

exit.al 29 Mars 2020, 08:45

Një e sëmurë me koronavirus është operuar me sukses, të shtunën në mbremje, në Sanatorium. Vajza 18-vjeçare nga Lezha është paraqitur në spital me apandesit të gangrenizuar. Ndërhyrja është kryer nga kirurgu Ylber Vata dhe ekipi i tij.

Pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore në Sanatorium.