Shqipërisë i kushton 1,3 milionë euro "lufta" ndaj Becchettit

exit.al 3 Nëntor 2016, 11:30

Qeveria shqiptare do t'i paguajë rreth 1,2 milionë euro dhe 125 mijë dollarë avokatët që do të mbrojnë shtetin shqiptar në arbitrazh kundër biznesmenit Francesko Becchetti.

Këshilli i Ministrave mori dje vendimin për kalimin  e fondit nga rezervat e buxhetit të shtetit drejt Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Francesko Becchetti ka dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar vendimin e qeverisë Rama për ndalimin e punimeve në hidrocentralin e Kalivaçit.

Për mosrespektim të kontratës, biznesmeni italian kërkon dëmshpërblim nga shteti shqiptar.

Midis Zotit Becchetti dhe qeverisë shqiptare po zhvillohen aktualisht tre procese ndërkombëtare arbitrazhi për dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve dhe interesave ekonomike të biznesmenit në Shqipëri. Shuma totale e dëmshpërblimit që ai kërkon nga qeveria është 1,5 miliardë euro.

Artikuj të lidhur:

Francesco Becchetti është gjallë dhe do ta fitojë betejën kundër qeverisë

Çështja Bechetti: Qeveria shqiptare tërhiqet nga kërkesa për ekstradim

Çështja Bechetti: Gjykata angleze ndalon ekstradimin

Shpërndaje te miqtë