Komisioni Evropian po planifikon të krijojë “Startegjinë për anëtarësimin e suksesshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian në fund të vitit 2018, me një prespektivë të qartë për anëtarësim të plotë në BE në 2025.
Në një nga 10 prioritete e “Hartës për një Bashkim më të fortë, më të bashkuar dhe më demoratik” Serbia dhe Mali i Zi përmenden si kandidatët kryesorë në Ballkanin Perëndimor për t’ju bashkuar Bashkimit Evropian, dhe duhet krijuar një strategji për to.
Njësoj ka deklaruar edhe Komisioneri për Zgjerimin e BE Johannes Hahn më 12 korrik 2017 në një intervistë për Deutsche Welle në fund të takimit informal të kryeministrave të Ballkanit. Komisoneri Hahn u shpreh se BE po zhvillon negociata momentalisht vetëm me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa vendet e tjera, përfshirë dhe Shqipëria, janë ende shumë larg. Deklaratat e Komisionerit Hahn u mbështetën edhe nga Eurodeputeti David McAllister, një prej negociatorëve mes Kryeministrit Rama e Kreut të PD Basha, i cili në një intervistë për Deutsche Welle në korrik të 2017 u shpreh se aktualisht më pranë negociatave me BE janë Mali i Zi dhe Serbia, vendet e tjera kanë ende shumë punë për të bërë. Deklaratat e përfaqësuesve të BE-së bien ndesh me propagandën e Kryeministrit, i cili duke e ditur se BE nuk do të hapë bisedimet për anëtarësim në BE ka filluar fajësimin e politikave të BE-së. Në seancën e parë të Kuvendit më 11 shtator ai u shpreh se:Ajo që unë mund të them shumë hapur dhe shumë drejtpërdrejtë, pastaj është temë për diskutim, çelja e negociatave nuk është më një çështje që lidhet me çfarë bëjmë ne më mirë. Po kthehem pak pas dhe po ju kujtoj që ecuria me 5 prioritetet ishte e tillë që nga komisioni u vendos si pikë fundore, reforma kushtetuese në drejtësi për të hapur negociatat. Reforma kushtetuese në drejtësi kaloi, negociatat nuk u hapën. Pastaj u vu vettingu. Vettingu kaloi dhe sigurisht pritet implementimi i vettingut, por kjo është si ta marrësh, sepse implementimi i vettingut ka nisur. Rezultatet e para do të vijnë shumë shpejt, por nëse për arsyet e veta Bashkimi Europian do kërkojë më shumë kohë, atëherë mund të vazhdojë të thotë, “ vazhdoni thellohuni, thellohuni, me implementimin”. Ne e dimë mirë këtë “thellohuni” se çfarë do të thotë.
Shpërndaje te miqtë
