Shqipëria lë pas SHBA-të dhe vende të zhvilluara në shëndetësi dhe arsim

exit.al 30 Shtator 2016, 08:09

Duket se reformat e thella të qeverisë Rama në fushën e shëndetësisë dhe arsimit po japin frytet e tyre të para. Raporti i Konkurrueshmërisë Globale i Forumit Ekonomik Botëror (FEB) ofron një renditje të veçantë për fusha të ndryshme, të cilat pastaj në mënyrë të ponderuar japin rezultatin në renditjen përfundimtare. Në renditjen e veçantë për Shëndetësinë dhe Arsimin Fillor raporti e klasifikon Shqipërinë të 33-tën, ndërsa në renditjen e Arsimit të Lartë dhe Profesional të 42-tën ndër 148 vende që ka vëzhguar FEB (shiko këtu faqe 47-48). Por ajo që është e rëndësishme është se Shqipëria vlerësohet në këto fusha më e përparuar se shumë vende perëndimore. Kështu, vetëm në tre vjet të qeverisjes së Kryeministrit Rama, Shqipëria ka arritur kështu të lërë mbrapa në shëndetësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të zhvilluara. Më poshtë është një renditja relative e Shqipërisë në krahasim me disa vende të tjera të zhvilluara, sipas raportit. screenshot-2016-09-29-19-16-28 Edhe në renditjen për Arsimin e Lartë dhe Profesional, Shqipëria, në vendin e 42-të, ka lënë mbrapa vende të zhvilluara si Greqia (45), Luksemburgu (47), Kroacia (49) dhe Turqia (50). Shtetet e Bashkuara, sidoqoftë, janë para Shqipërisë në vendin e tetë. Në lidhje me këto rezultate mbresëlënëse Kryeministri Rama u shpreh se:

Vendi ynë ka shënuar përmirësime në pothuaj të gjithë indikatorët, ku Arsimi dhe Shëndetësia, spikasin për përmirësimin e tyre mjaft të dukshëm, duke e renditur Shqipërinë të 33-tën nga 138 ekonomi të matura në rang global.

Shpërndaje te miqtë