Greqia lehtëson masat anti-COVID

exit.al 19 Mars 2021, 22:04

Greqia ka nisur lehtësimin e masave anti-COVID për t’u përgatitur për hapjen e sezonit turistik.

Pas tre muajsh me masa të ashpra, qeveria vendosi të bëjë disa lehtësime.

Lehtësimet e reja të shpallura nga autoritetet janë:

  • Zgjatja e kohës së udhëtimit deri në orën 21:00. çdo ditë, në të gjithë territorin
  • Hapja e vendeve arkeologjike
  • Funksionimi i parukierive me rregulla strikte të respektimit të protokolleve
  • Lehtësimi i ushtrimeve individuale me masa paraprake

Mësohet se qeveria greke si kusht për lehtësimin e masave, ka vendosur kryerjen e testeve të shpejta, që do të mund të bëhen nga kushdo qytetar, në çdo farmaci, dhe do të jenë falas.

Shpërndaje te miqtë