Shpërthim në rafinerinë e Ballshit - Një i vdekur dhe pesë të plagosur

exit.al 11 Nëntor 2016, 11:04

Një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e Ballshit, dje në mbrëmje.

Shpërthimi ndodhi në repartin e hidropastrimit si pasojë e një kompresori të dëmtuar. Defekti ishte lajmëruar kohë më parë nga punonjësit por nuk ishte riparuar.

Në shator të viti 2016, me rivënien në punë të rafinerisë, Ministri i Ekonomisë Ahmetaj tha se vetëm në vitin e parë janë 52 milionë dollarë investime që shkojnë në rinovimin e rafinerisë.

Ndërsa një javë më parë Zoti Rama, gjatë inspektimit të rafinerisë, u shpreh se rifillimi i punës në rafineri ka kthyer shpresën tek naftëtarët.

 

Shpërndaje te miqtë