Shpërthim në Metalurgjikun e Elbasanit, 7 të plagosur

exit.al 22 Korrik 2020, 11:02

Të paktën 7 punonjës janë plagosur në një shpërthim, paraditen e së mërkurës në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan.

Dyshohet se shpërthimi  ka ndodhur në repartin e oksigjenit, si pasojë e një rrjedhje gazi.

Tre prej punonjësve janë në gjendje të rëndë, ndërsa 4 të tjerë kanë marrë plagë më të lehta.

Policia po heton për të zbuluar arsyet e shpërthimit.

Shpërndaje te miqtë