Shpërthim në anijen luftarake amerikane, 21 të plagosur

exit.al 13 Korrik 2020, 10:08

21 persona janë plagosur pas një shpërthimi në një anije luftarake në Bazën Detare të SHBA-së në San Diego.

´17 marinarë dhe 4 civilë po kurohen në spital për plagë që nuk rrezikojnë jetën,´ shkruhej në deklaratën për shtyp të Marinës Amerikane.

Janë ende të paqarta shkaqet e shpërthimit, ndërsa zjarrfikësit po vazhdojnë me shuarjen e flakëve.

Shpërndaje te miqtë