Shoqatat e Transportit Publik kërkojnë shtyrje të taksave

exit.al 9 Korrik 2020, 11:19

Shoqata e Transportit Publik kërkoi faljen e taksave të bashkisë dhe shtyrjen e taksave qendrore. Ata i kërkuan shtetit ti japi ndihmë finaciare për të përballuar situatën.

Sipas tyre çmimi i biletës nuk do të rritet, por nëse bashkia dhe qeveria nuk plotësojnë kërkesat e tyre, ata do të protestojnë para bashkisë.

Të hënën nisi mbas katër muajsh transporti publik urban. Shoqata dhe Bashkia arritën një marrëveshje për protokollet e sigurisë.

Shpërndaje te miqtë