“Kush jeni ju që abuzoni me çmimet dhe nxirrni shifra si ju do qefi?
Kush jeni ju që tregoni 17,5 euro udhëtimin, nga del ky?”
Më pas, gjatë sqarimit të detajeve të koncesionit, Zonja Balluku u shpreh:“Kjo autostradë do të kushtojë 0,075 euro për kilometër [...]. Asnjë lek më shumë. ”
Exit News ka riparë dhe njëherë prezantimin e projektit në 1 korrik 2020 dhe dokumentet e publikuara nga MIE. [caption id="attachment_93567" align="alignnone" width="1280"]
Rruga Milot-Fier do të jetë në total 115 kilometra e gjatë dhe do të ndahet në 6 segmente:[/caption]
- Seksioni 1- Milot – Thumanë - 13.5 km i gjatë;
- Seksioni 2-Thumanë – Kashar - 20 km i gjatë;
- Seksioni 3-Kashar – Pezë Helmës - 9 km i gjatë;
- Seksioni 4-Pezë Helmës – Luzi i Vogël - 24 km i gjatë;
- Seksioni 5-Luzi i Vogël / Lekaj – I/C Rrogozhinë - 8 km i gjatë;
- Seksioni 6-Rrogozhinë – fillimi i Bypass-it të Fierit - 38 km i gjatë.
- Seksioni Milot – Thumanë - 1,0125 euro;
- Seksioni 2-Thumanë – Kashar – 1,5 euro;
- Seksioni 3-Kashar – Pezë Helmës – 0,675 euro;
- Seksioni 4-Pezë Helmës – Luzi i Vogël – 1,8 euro;
- Seksioni 5-Luzi i Vogël / Lekaj – I/C Rrogozhinë – 0,6 euro;
- Seksioni 6-Rrogozhinë – fillimi i Bypass-it të Fierit – 2.85 euro.
