Shoqata e Bareve kundër vendimit të qeverisë, protestë më 21 korrik

exit.al 20 Korrik 2020, 19:24

Shoqata e Bareve do të protestojë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e bareve, diskove dhe klubeve të natës në mjedis të mbyllur ose të hapur, më 21 korrik në orën 12:00, përballë godinës së Kryeminsitrisë. Sipas njoftimit, Shoqata i kërkon qeverisë ta mbështesë dhe:

Të shtohen masat distancuese, pa mbyllur aktivitetet e bareve me ambiente të jashtme.

Të monitorohen masat individuale te klientëve pa penalizuar biznesin qe është ne kushte falimenti.

Shoqata e quan këtë vendim absurd, pasi vatër e përhapjes së infeksionit janë edhe spitalet Covid-19. Shpërndaje te miqtë