Hajdari fton Bashën të bëjnë bashkë reformën zgjedhore

exit.al 20 Korrik 2020, 17:54

Deputetja Rudina Hajdari i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare dhe Kryetarit të PD-së Basha të mbështesë listat e hapura. “Kemi shansin historik, për të përqafuar një kauzë që do e ndihmonte opozitën në ndryshime rrënjësore në zgjedhjet e ardhshme”, tha Hajdari pas përfundimit të Këshillit Politik, të hënën. Ajo tregoi se PD pranoi se marrëveshja nuk është e plotë, nuk adreson shitblerjen e votës:

“Kam një pyetje për Bashën, pse e braktise parlamentin, pse i çove në rrugë, dhe minimum të luftoje për shit-blerjen e votës”.

Hajdari ftoi Bashën të bëjnë bashkë reformën zgjedhore:

“Duhet të rreshtohemi dhe Basha s’duhet të ketë asnjë frikë për hile. Se unë s’jam Edi Rama. Hajde e bëjmë Reformën Zgjedhore për së mbari, me ato ndryshime.”

Shpërndaje te miqtë