“Do shkojmë në Fishtë me hesht për Fishtën. Fishta është sot ende i papranuar. Për Fishtën në vitet e demokracisë flitet, por ende nuk ka një fishtologji. Është shkrimtari i parë shqiptar i propozuar për çmim Nobel. Është shkrimtari i parë shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.
Ne nuk i kemi çfarë ti themi Fishtës dhe shkojmë dhe heshtin. Duke heshtur shkrimtarët hesht pjesa themeltare e shoqërisë. Kur shkrimtarët se nuk kanë çfarë ti thonë Fishtës, ndjehen borxhlinj ndaj Fishtës, heshtin.”
Poeti tha se disa herë i është propozuar presidentëve të vendit që të ketë një çmim me emrin e shkrimtarit Gjergj Fishta, por deri më tani ky propozim nuk ka gjetur mbështetje. At Gjergj Fishta lindi në Fishtë, më 23 tetor 1871 dhe u nda nga jeta më 30 dhjetor 1940 në Shkodër. Ai luajti një rol të madh në letërsinë shqipe por dhe në jetën politike të vendit. At Gjergj fishta ishte kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtar i delegacionit të qeverisë Përmeti në Konferencën e Versajës dhe zëvendëskryetar i legjislativit shqiptar më 1921. Ndër veprat më të njohura të tij janë Lahuta e Malcísë, Gomari i Babatasit, Mrizi i Zânavet, Shqyptari i gjytetnuem, etj. Ai po ashtu ishte themeluesi dhe drejtori i revistët Hylli i Dritës, revista e parë e botuar shqiptare, nisur në vitin 1913. Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e Fishtës u ndalua dhe qëndroi e tillë derisa u përmbys diktatura komuniste.
