"Një nga gjërat që synoj ta sfidoj veten, është aktrimi në një film. Shpresoj të jetoj më shumë se 50 vite për të mësuar gjëra të reja dhe për t'u përballur me sfida të reja"
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka fituar Champions League me Manchester United hde Realin e Madridit, tituj kampionë në Spanjë, Angli dhe Itali. Ish-sulmuesi i Sportingut fitoi edhe trofeun e parë të Ligës së Kombeve me Portugalinë, me të cilën ka fituar edhe Kupën e Evropës. Ai e lidh suksesin e tij me vullnetin dhe pasionin për të mbetur i motivuar dhe asgjë tjetër."Dashuria për futbollin është motivi kryesor i asaj çfarë kam arritur. Nuk ka mrekulli këtu, apo sekrete, thjesht përkushtimi i madh te ajo çfarë bëj. Në moshën 34-vjeçare mbetem në gjendje fizike për të punuar fort për tituj."
