"Që në fillim të kësaj periudhe, kemi kryer 238 testime, nga të cilat kanë rezultuar 15 të infektuar, pra pozitive. Sot kemi testuar 84 raste, 50 personel mjekësor të cilët kanë dalë negativë, 31 persona të tjerë negativ dhe 3 të tjerë pozitivë, të cilët lidhen me pacientin zero."
Manastirliu u shpreh se deri më tani analizat e para për stafin mjekësor të spitalit të Durrësit, ku u shënua viktima e parë, kanë rezultuar negative. Më vonë zyra për shtyp e Ministrisë së Shëndetësisë, korrigjoi dhe plotësoi më tej të dhënat e raportuara nga Manastirliu."Në total janë kryer 241 testime (jo 238), 15 persona të identifikuar pozitiv: prej tyre, 12 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar [pacienti zero] dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, 1 në Lushnje, ndërsa 1 e moshuar 73- vjeçare ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin e Durrësit."
Aktualisht 4 pacientë janë të shtruar në spitalin infektiv "në gjendje të qëndrueshme shëndetësore", 10 janë "vetëizoluar pa shenja sëmundjeje". Po kështu edhe 104 persona të tjerë, kontakte me të prekurit, janë në vetëizolim.
