“Jam vetëizoluar deri sa të konfirmohet gjendja ime shëndetësore, pasi mbrëmë kam vizituar 3 pacientë të dyshuar me koronavirus pa veshje speciale.”
Allkja shprehet se Njësia e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore u dërgon Urgjencës së QSUT-së raste që paraqiten si helmime apo me sëmundje neorologjike, ndërkohë që pacientët janë ankuar për temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje.“[…] ne jemi përballur me këto raste me një maskë të thjeshtë kirurgjikale, ndërkohë që duhej medoemos të ishim me veshje të posaçme”.
Mjeku i ka bërë thirrje Qendrës Kombetare të Urgjences Mjekesore dhe drejtuesit të saj, Skënder Brataj, që të jenë më të kujdesshëm ndaj personave që kërkojnë ndihmë përmes numrit 127:“[…] kërkoni nëse ata kanë temperaturë, nëse kanë simptoma të frymëmarrjes, nëse kanë lidhje me të infektuar, apo me persona që kanë udhëtuar [jashtë]”.
Në videon e tij mjeku Allkja lutet që kolegët të pajisen me veshjet speciale që duhen për t’u përballur me rastet e dyshuara.“[…] po punojmë që të kursehet jeta e çdo shqiptari, ju [drejtuesit/pushtetarët] duhet të kurseni jetën e çdo mjeku apo infermieri […] veshjet vlejnë shumë më pak se jeta jonë [mjekëve]”.
https://www.facebook.com/allkja/videos/vb.1375747909/10216486377056707/?type=3
