Shkarkohet zyrtari i Forcave Detare, organizoi dasëm në anijen e Flotës Detare

exit.al 8 Gusht 2020, 18:16

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shkarkuar të shtunën nga puna Zëvendëskomandantin e Forcave Detare Artur Meçollari.

Ai kishte lejuar që në anijen e Flotës Detare të zhvillohej një ceremoni martesore për fëmijën e një ish-ushtaraku.

Në rrjetet sociale qarkulloi një video e cila tregonte anijen të zbukuruar gati për ceremoninë.

Është ende e paqartë nëse ceremonia është zhvilluar apo jo.

Shpërndaje te miqtë