Raporti zyrtar, dëmet e tërmetit arrijnë në 958 milionë euro

exit.al 5 Shkurt 2020, 11:12

Dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit arrijnë në 958 milionë euro. Shifrën zyrtare e bëri publike sot ministrin Bledi Çuçi, në një konferencë për shtyp bashkë me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca. Ai sqaroi se raporti mbi dëmet e tërmetit është hartuar sipas standardeve të BE-së:

"Raporti është hartuar sipas standardeve të BE, BB dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe më të njëjtën metodologji që është përdorur edhe në rastet e fatkeqësive të tjera natyrore në botë.

Krahas ngritjes së këtij sistemi, në kohë rekord u bë verifikimi i 50 mijë ndërtesave të cilat përbëjnë 80% të totalit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti si dhe u identifikuan 100% ndërtesat me rrezikshmëri të lartë.

Ndihmë dhanë edhe kryebashkiakët dhe paralelisht janë zhvilluar dhe 4 anketa në 3 qarqe për të evidentuar dëmet.

Ekspertët kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985 milionë e 74 mijë e  906 euro.”

Ky raport do të prezantohet dhe në Konferencën e Donatorëve, më 17 shkurt në Bruksel.