“Edhe pse nuk zgjodha të jepja lajmin për nisjen e kësaj lufte, jam e ngazëllyer që tani i uroj tim biri shëndet dhe jetë, dhe po i njejti urim shkon për të gjithë ju, që vazhdoni të kuroheni nga ky virus, që nuk zgjedh, duke na kujtuar se të gjithë jemi të barabartë.”
Deputetja Dhima falenderoi stafin mjekësor, familjarët dhe miqtë që u kishin qëndruar pranë. Ajo u shpreh se familja e saj mbetet e mbyllur në shtëpi dhe apeloi që një gjë të tillë ta bëjnë edhe qytetarët e tjerë. Nga 259 persona të infektuar me Covid-19 në gjithë Shqipërinë, 23 janë nga Fieri. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar 67 pacientë me koronavirus të shëruar dhe 15 të vdekur. Shpërndaje te miqtëShërohet nga koronavirusi djali i deputetes së Fierit
Deputetja e Partisë Socialiste Antoneta Dhima njoftoi të mërkurën se djali i saj 23-vjeçar u shërua nga koronavirusi.
Përmes një postimi në Facebook, deputetja e Fierit tregoi se djali i saj ishte shtruar në spital pak ditë më parë dhe se pasi ishte bërë mirë kishte rezultuar negativ në dy teste.
Të sugjeruara
Qeveria vendos zgjatjen e kufizimeve aktuale për një afat të pacaktuar
1 Prill 2020, 16:24Rama shmang përgjigjen për tenderin 1,5 milionë euro
1 Prill 2020, 16:06Konçesionet e sterilizimit, e inceneratorëve dhe të dializës nuk do të anullohen
1 Prill 2020, 15:51
Pse “kush vjen pas Ramës?” është pyetja e gabuar
11 Nëntor 2026, 12:59
