Shënohet viktima e tetë nga Covid-19 në Shqipëri

exit.al 27 Mars 2020, 09:14

Një 66-vjeçar nga Fieri, i prekur me Covid-19, humbi jetën të premten paradite në spitalin Infektiv në Tiranë.

Ai po trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ai vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale.

66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri dhe e dyta në 24 orët e fundit.

Mbrëmjen e së enjtes një e moshuar 85-vjeçare humbi jetën.