“Dy vjet më pas, Damian Gjiknuri është 'udhëheqës reformator' që drejton Shqipërinë drejt të ardhmes. Drejtori i Rrugëve, Qendro sapo u bë nënkryetar i Bashkisë Vlorë.
Drejtësia e korruptuar e dalë nga reforma në drejtësi dënoi vetëm kamarierin 23 vjeçar i cili ishte përdorur nga politikanët e korruptuar për grabitjen. Nuk dënuan askënd tjetër.”
Ish-deputeti theksoi se në një vend ku krimineli shpërblehet dhe ku në krye janë hajdutët e kriminelët, ‘nuk ka të ardhme’. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen ‘kundër politikanëve të korruptuar dhe drejtësisë së krimit.’ Gjykata e Tiranës, në janar 2020, mbylli hetimet për tenderat e fituara me falsifikime nga kompania fantazmë DH Albania. Në gjyq nuk përfundoi asnjë zyrtar i ARRSH-së, OST-së apo Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), të cilët ishin përgjegjëse për verifikimin e dokumenteve, por vetëm administratori i kompanisë DH Albania, Avdjol Dobi, një 26 vjeçar. Prokuroria ka deklaruar nuk kishte gjetur asnjë prove që t’i lidhte zyrtarët e lartë me falsifikimet dhe korrupsionin. Shpërndaje te miqtë
