Murrizi nuk voton marrëveshjen e 5 qershorit: Alibi për të shpëtuar nga reforma në drejtësi

exit.al 23 Korrik 2020, 14:44

Deputeti Myslym Murrizi deklaroi se nuk do të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit. Gjatë seancës parlamentare, Murrizi pohoi se kjo marrëveshje i vjen në ndihmë vetëm kryetarëve të partive dhe jo qytetarëve. Ai pohoi se 5 qershori është një alibi për të shpëtuar nga reforma në drejtësi dhe nga SPAK

“Nuk e votoj marrëveshjen e 5 qershorit.  I hyn në punë vetëm kryetarëve të partive.5 qershori është alibi për tu mbrojtur nga fletëthirrja jo nga Haga por nga SPAK.”

Më herët, kryeministri Rama i kërkoi opozitës në parlament që të votojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor të dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit, për të respektuar punën e Këshillit Politik dhe dakordësinë mes gjithë forcave politike. Shpërndaje te miqtë