ONM do të përbëhet nga vëzhgues të vendeve partnere të Shqipërisë—anëtare të NATO-s ose të BE-së— dhe do të drejtohet nga Komisioni Evropian. Cavalera u shpreh se SHBA-të kanë konfirmuar pjesmarrjen dhe mbështetjen e tyre. Në ONM do të ketë anëtarë të Ambasadës së ShBA-ve në Tiranë dhe Departamentit të Shtetit. Gjithashtu, shefja e ONM-së tha se BE ka miratuar një fond të madh për të mbështetur refromën në drejtësi, por nuk e bëri publike vlerën e këtij fondi. Më tej ajo vazhdoi me shpjegimin e punës së ONM-së, duke u shprehur se:Ecuria e këtij procesi lidhet me vlerësimin që unë do të bëj në Bruksel nëse procesi po shkon mirë apo jo. Kush minon detyrën time si ONM, minon punën time në Bruksel dhe rekomandimin për hapjen e negociatave. Zgjedhjet po vijnë, ndaj, do të ketë përpjekje për ta politizuar punën tonë, por unë do të rezistoj ndaj këtyre përpjekjeve.
Genoveva Ruiz Calavera ju bashkua Komisionit Evropian në vitin 1992 dhe për herë të parë ka punuar në fushën e tatimeve dhe doganave, fushë ku kishte punuar dhe më parë në sektorin privat në Spanjë. Në vitin 2006, Genoveva Ruiz Calavera u emërua si shefe Njësie. Zonja Calavera ka punuar në fushën e marrëdhënieve me jashtë dhe politikën e fshinjësisë për rreth 20 vjet. Ajo ka shërbyer në Task Forcën e Komisionit Evropian për Rindërtimin e Kosovës, si dhe në departamentet për politikat e fqinjësisë, marrëdhëniet e jashtme. Në vitin 2016, ajo u emërua Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, në departamentin për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerim. Shpërndaje te miqtëDua ta theksoj ne nuk jemi këtu per t’ju marrë sovranitetin. Ne duam të ruajmë besimin tek qytetarët. Roli im nuk është roli i një ylli kinemaje por të jem diskrete, sepse procesi duhet të jetë i besueshëm.
Konfidencialiteti është ai që do të bashkojë çdo anëtarë të ONM-së dhe nëse dikush e shkel përjashtohet menjëherë. Unë njihem në Komisonin Evropian për këtë tipar.
Ndonjëherë mund të mos jem shumë miqësore me median sepse nuk dua të jem pre e politizimit, e manipulimit dhe spekullimit. Askush nuk do të jetë i preferuar nga mediat sepse në pikëpyetje është besueshmëria e procesit.
