Shefi i ushtrisë britanike: paqartësia botërore mund të rrezikojë luftën e 3-të botërore

exit.al 8 Nëntor 2020, 11:30

Paqartësia aktuale në botë dhe ankthi për krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit mund të nxisë një luftë tjetër botërore, u shpreh drejtuesi i focave të armantosura të Britanisë. Sipas Reuters, Nick Carter, shefi i Stafit të Mbrojtjes në një intervistë për Sky News, me rastin e ceremonisë së përvitshme përkujtimore për të rënët në konflikte, që prej Luftës së Parë Botërore tha se:

“Unë mendoj se po jetojmë në një kohë ku bota është shumë e paqartë dhe ankthioze, dinamika e konkurencës globale është një karateristikë e jetës sonë, dhe unë mendoj se rreziku real që ne kemi me kaq shumë konflikte rajonale, mund të përshkallëzojë duke sjellë llogaritje të gabuara”.

I pyetur nëse ai e kishte fjalën për një kërcënim nga një tjetër luftë botërore, Carter u përgjigjë: “Unë po them se ka një rrezik dhe ne duhet të jemi të ndërgjegjëshëm për këtë rrezik”. Carter, i cili u zgjodh shef i ushtrisë britanike në 2018, tha se është e rëndësishme të kujtojmë të rënët në luftërat ë mëparshme si një paralajmërim për të më bërë më të njëjtin gabim. “Nëse ne harrojmë tmerrin e luftës, atëherë rreziku është që njerëzit të mendojnë se lufta është një gjë e arsyeshme për tu bërë”, tha ai. “Ne duhet të kujtojmë se historia nuk duhet të përsëritet por duhet të kujtohet për të mos u përsëritur”, përsëriti sërish Carter.