SHBA-të, tarifë 25 % për importet franceze të lluksit

exit.al 11 Korrik 2020, 20:04

SHBA-të vendosën një tarifë prej 25 përqind mbi produktet franceze, çantat, kozmetikën dhe sapunat, që fitojnë 1,3 miliardë dollarë nga shitjet në tregun amerikan.

Kjo masë u morr si kundërpërgjigje ndaj taksës së qeverisë franceze nga kompanive amerikane të internetit, por do të ndaljë zbatimin e saj për 6 muaj.

SHBA-të mendojnë se struktura e taksës franceze targeton në mënyrë të padrejtë kompanitë amerikane si Facebook, Google dhe Amazon.

Përveç, SHBA-ve, edhe vendet e tjera janë të vendosura të gjejnë një mënyrë për të mbledhur të ardhura nga firmat që fitojnë miliarda dollarë në tregjet e tyre.

Vendimi i SHBA-ve u mirëprit nga Shoqata e Industrisë së Komunikimit dhe Kompjuterave.

Shpërndaje te miqtë