SHBA do të dhurojë 60 milionë vaksina drejt vendeve të varfra

exit.al 27 Prill 2021, 10:36

SHBA-të do të shpërndajnë 60 milion doza të AstraZeneca drejt vendeve nevojë gjatë muajve të ardhshëm.

Kompania AstraZeneca ka prodhuar rreth 10 milion vaksina për SHBA por Agjensia amerikane për Barnat nuk e ka çertifikuar ende. Agjensia është duke shqyrtuar nëse vaksina i plotëson kushtet e nevojshme për përdorim.

Ndërkohë janë duke u prodhuar dhe 50 milionë doza të tjera.

Është ende e paqartë nëse këto doza do të shpërndahen tek shtetet në mënyrë individuale apo përmes Covax.