Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit Administrativ, Enkeleda Metaliaj

exit.al 27 Prill 2021, 09:42

Komisioni i Pavarur I Kualifikimit konfirmoi të hënën në detyrë gjyqtaren e Apelit Administrativ, Enkeleda Metaliaj.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirkon dhe Roland Ilian.

KPK evidentoi mungesa financiare për pagesën e dy kësteve për një apartament; pamundësi për të vërtetuar ligjshmërinë e burimeve financiare të një huaje në vlerën 35 mijë euro; si edhe mospërputhje e pasaktësi në deklarimet për kriterin e pasurisë.

Ndërkohë Metaliaj u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin.

Enkelejda Metaliaj (Softa) e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatat e Durrësit dhe Tiranës. Në vitin 2016, ajo u dekretua si gjyqtare e Gjykatës Administrative të Apelit.