Serbët protestojnë kundër Vuçiç

exit.al 10 Prill 2017, 08:00

Mijëra qytetarët, kryesisht të rinj dhe studentë po protestojnë në Beograd, Serbi, kundër zgjedhjes së Vuçiç president të vendit. Protestat kanë filluar që më 2 prill, ditën e zgjedhjeve, dhe nuk do të ndalojne deri në doreheqjen e Vuçiç. Protestuesit thonë se procesi zgjedhor nuk ishte demokratik — media u censurua, votuesit u frikësuan dhe vota u ble.

Protestat filluan në Beograd dhe më pas u shpërndanë edhe në qytete të tjera. Ato janë organizuar në mënyrë spontane në Facebook. Qyetarët shprehet se protesta kundër Vuçiç është protestë kundër "propagandes" dhe "diktaturës" .

Ndërsa, Vuçiç deri më tani është shprehur se çdokush ka të drejtën të protestojë, për aq kohë sa protesta është paqësore.

Vuçiç u paraqit përpara serbëve si një kryeministër reformator, i cili do të drejtonte vendin drejt Evropës. Por, tani, lëvizja e Vuçiç nga kryeministër në president— një post më shumë ceremonial — ngjan shumë me veprimet e Erdoganit.

Ai njësoj si Erdogan do të vendosi një kryeministër kukull dhe me siguri do të ndryshojë kushtetutën për të forcuar edhe formalisht pushtetin e tij.

Shpërndaje te miqtë