Sekuestrohen 10 mijë maska në portin e Ankonës, dyshohet se vinin nga Shqipëria

exit.al 11 Gusht 2020, 13:46

10 mijë maska, të dyshuar se janë prodhuar në Shqipëri, janë sekuestruar të martën në portin e Ankonës në Itali.

Maskat janë ndaluar dhe konsfiskuar pasi nuk kishin të shënuar vendin e origjinës dhe shkruanin se ishin prodhuar në Itali, megjithëse po hynin në Itali pëmes portit.

“Për këtë mall nuk u tregua vendi i origjinës dhe kishin një paketim tërësisht në italisht, por dyshohet se vinin nga Shqipëria. Mashtrimi për origjinën e mallit shkaktoi konfiskimin administrativ”, njoftoi policia italiane, sipas mediave italiane.

Dyshohet se maskat do të shiteshin në tregun italian si maska mbrojtëse kundër Covid-19.

Shpërndaje te miqtë