Sekretari i shtetit amerikan, Pompeo i kërkon Bjellorusise të pranojë ndërmjetësimin e Kyretarit në detyrë të OSBE-së Edi Rama

exit.al 20 Gusht 2020, 19:23

Sekretari i shtetit amerikan, Mike Pompeo përmes një deklarate publike i ka kërkuar qeverisë në Bjellorusi të pranojë ndërmjetësimin e ofruar nga Kryetari në detyrë i OSBE-së, Edi Rama për dialog me të gjitha palët për zgjidhjen e situatës.

Deklarata dënon zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi si jo në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe dënon dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

“Dënojmë me forcë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe gazetarëve paqësorë, arrestimin e kandidatëve të opozitës, bllokimin e shërbimit të internetit në Bjellorusi dhe abuzimin e ushtruar ndaj të ndaluarve”, thuhet në dekalratën e Departamentit të Shtetit Amerikan.

Shpërndaje te miqtë