Sanatoriumi kthehet në karantinë për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus

exit.al 17 Mars 2020, 16:48

Spitali "Shefqet Ndroqi" kthehet në karantinë. Lajmin e dha Silva Bino Drejtore e Institutit Shëndetësor (ISHP).

Fillimisht vetëm një pjesë e spitalit, e ndarë nga pjesa tjetër do të shërbejë për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus. Kapacitet i pjesë së karantinuar është rreth 150 shtretër.

Duke ruajtur njëkohësisht 40 deri në 60 shtretër për të sëmurët e tjerë me sëmundje të mushkrive.

Nëse do të jetë e nevojshme e gjithë spitali do të kthehet karantinë.

Spitali "Shefqet Ndroqi" ka liruar sot të gjithë të sëmurët e lehtë, që mund të trajtohen në shtëpi. Dhe ka anulluar të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale jo emergjente.

Bino lajmëroi se mjekët e prekur me koronavirus në Sanatorium do të zëvendësohn nga mjekë të tjerë.