“Ky vendim [përjashtues] është ndërmarrë nga të njëjtët që na bëjnë leksione të mos blejmë prdukte nga Kina. Kur ata [BE] duan para nga Serbia kërkojnë që të ndryshohen kushtet nëpër tendera në mënyrë që t’i fitojnë komapni Evropiane. Ndërsa në situata vështirësie, paratë e Serbisë nuk bëjnë punë […] ne nuk është se do i merrnim falas ato produkte [mjekësore].”
Krejt ndrysha nga çka propaganduan dy udhëheqësit nga Ballkani, KE po shqyrton të gjitha mundësitë se si ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor. Sot me inciativë të kancelarit austriak Sebastian Kurz, u zhvillua një video-bisedë me të gjithë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit dhe eurokomisionerit Oliver Varhelyi. Komisioneri shkroi në Twitter se gjatë diskutimeve u sigurua:“[…] gatishmëria e BE-së për të mbështetur rajonin në përballimin e epidemisë së koronavirusit dhe impaktit të saj. Po shqyrtojmë si ta bashkangjisim Ballkanin Perëndimor në nismat që po ndërmerr BE-ja.”
Ndryshe, Kryeministri Rama shkroi në Facebook se gjatë bisedës ishte diskutuar edhe për “garantimin e aksesit të vendeve të rajonit në tregun evropian të importeve mjekësore”. Për përballimin e epidemisë së koronavirusit në Shqipëri, Rama ka ndaluar eksportet e barnave dhe produkteve mjekësore të domosdoshme mjekësore që parandalojnë infektimin nga koronavirusi si: maska, dorashka, syze dhe veshje mbrojtëse. Më 14 mars Komisioni Evropian (KE) kërkoi që një politikë të ngjashme ta ndërmerrnin edhe vendet e BE-së, me diferencë që të mos ishte Brukseli që të vendoste bllokim total të eksporteve, por në mënyrë të decentralizuar vetë shtetet anëtare. Kështu asnjë shtet jo-anëtar nuk mund të importojë materiale mjekësore nga BE-ja pa pasur autorizim të veçantë nga shteti me të cilin do të hyjë në marrëdhënie tregtare. Sipas vendimit të KE-së, çdo shtet anëtar do të mbështesë nevojat e BE-së për të përballuar pandeminë e koronavirusit, por edhe Organizatën Botërore të Shëndetit, apo vendet e tjera, kjo në varësi të nevojave. Prej fundjavës, Evropa është kthyer epiqendër e pandemisë së koronavirusit në botë. Numri i të infektuarve, sidomos në Itali, po shtohet me mijëra çdo ditë.
