“Unë dua ti rikujtoj Zonjës ambasadore se ke gabuar rëndë me barin që iu permende demokratëve. Në këtë kontekst shprehja juaj se PD nuk mund të hajë bar është një fyerje për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar të cilët citate të ngjashme i kanë dëgjuar vetëm në diktaturë apo nga raciste albanofobe. Shqiptarët janë njerëz të lirë dhe me dinjitet që nuk meritojnë bar por transparencë”.
Ai ripërsëriti edhe njëherë kërkesën ndaj sekretarit amerikan të shtetit Blinken për publikimin e fakteve mbi të cilat u bazua vendimi për shpalljen e tij non-grata. Ish-kryeministri akuzoi se shkaku i kërkesës së menjehershme të ambasadores Kim është denoncimi bërë prej tij, pak ditë më parë, mbi një marrëveshje mes Këshillit të lartë të Drejtësisë, KLGJ dhe fondacioni East Ëest Management të drejtuar nga Delina Fico, mbi shqyrtimin e dosjeve të Gjykatës së Lartë.Sali Berisha konfimon qendrimin e tij në Kuvend: Deklarata e Ambasadores Kim fyese për shqiptarët
Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se do të qendrojë në Kuvend dhe nuk do të tërhiqet nga mandati i deputetit.
“Asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit shqiptar në mbrojtje të interesit kombëtar dhe publik të shqiptarëve”, shkroi Berisha në një njoftim për median pas deklaratës së Ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, pas takimin me kryetarin e PD-së Basha.
Berisha, njoftuar nga Basha për kërkesën e Ambasadores mbi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së, e quajti deklaratën e Kim, e cila i kujton shqiptarëve ‘barin’ raciste dhe fyese për shqiptarët:
Të sugjeruara
Toka e Teatrit Kombëtar pritet t'i kalojë në pronësi të Bashkisë Tiranë
30 Korrik 2021, 16:13Zv. kryeministrja e Kosovës e quan të rrezikshëm mesazhin e 'Open Balkan'
30 Korrik 2021, 15:36Meta dekreton gjyqtarin Asim Vokshi anëtar në Gjykatën e Lartë
30 Korrik 2021, 14:59
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
