Meta dekreton gjyqtarin Asim Vokshi anëtar në Gjykatën e Lartë

exit.al 30 Korrik 2021, 14:59

Presidenti Meta dekretoi të premten gjyqtarin Asim Vokshi anëtar në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë bëhet kështu me 9 anëtarë.

Të martën, Meta dekretoi Artur Kalanë gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Asim Vokshi ka mbaruar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe ka filluar të punojë si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Në vitin 2016, Vokshi është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Paralelisht me funksionin si gjyqtar, Asim Vokshi është angazhuar edhe në mësimdhënie si lektor në fakultetin e Drejtësisë dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Vokshi kaloi vetingun në shkurt të vitit 2020.